Këngëtarja Zanfina Isamili sonte në emisionin verorë të Rtv21 ’21 Gradë’ do të promovojë këngën e saj me të re e cila titullohet ‘Nuk po të shoh’. Këngëtarja e hiteve ‘Ma ngat’ dhe ‘Every night’,pas një pauze 6 mujore rikthehet në skenë, me këngë të cilën do ta promovojë edhe me klip .
Kënga është ritmike dhe i përshtatet stinës së verës.
Për këto dhe tema të tjera nga biseda me Zanfinën – po i lëmë si surpriza!
Ndiqeni emisionin veror ‘21 Gradë’ në RTV21!
