Me rreth 750 mijë euro buxhet të ndarë nga qeveria e Kosovës,(MKRS) synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.
Zakonisht konkursi i Qendres Kinematografike të Kosovës, për subvencionimin e projekteve filmike, është hapur në fillim të muajit mars,por këtë vit ky konkursi është hapur me 15prill.Me rreth 750 mijë euro buxhet synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues të QKK-së, Veton Nurkollari u shpreh: “Hapja e konkursit për mbështetjen e projekteve filmike nga ana e QKK-së paraqet një lajm të mirë për filmbërësit dhe kompanitë prodhuese nga Kosova. Shpresoj të ketë sa më shumë projekte interesante dhe kualitative në konkurs.”
Risi e këtij konkursi është mundësia e aplikimit të regjisorëve debutant, të cilët mund të aplikojnë me projektet e tyre, vlera e të cilëve nuk duhet të jetë mbi 60 mijë euro. Afati i realizimit është i kufizuar në një vit.
Gjithashtu, aplikim të drejtpërdrejtë mund të bëjnë edhe projektet për zhvillim skenari.
Në të njejtën kohë është hapur edhe konkursi për regjistrimin e kompanive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur gjatë tërë vitit. Regjistrimi në QKK i kompanive filmike është parakusht për të aplikuar për fonde në QKK.
Koha e fundit për aplikim është data 29 Maj 2015.
