"Agnus Dei" rrëmben tri çmime në Kanada

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Agnus Dei në këtë festival ka fituar çmimin e Fotografisë më të mirë Best cinematography – Mendu Nushi, çmimin e Regjisorit më të mirë ‘Best Director’ – Agim Sopi dhe çmimin kryesor të festivalit si Filmi më i mirë i metrazhit të plotë ‘Best Feature Film’.
Filmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopi, prodhim i AS Film Production nga Prishtina, ka fituar Çmimin Special të Jurisë ‘Special Jury Prize’ në festivalin më kontraverz të Hollywood-it, L.A. Neo Noir International Film Festival, mbrëmë është shpallur fitues i trefisht i Montreal CineFest që ka përfunduar në Montreal të Kanadasë.
Kështu, Agnus Dei çon në 42 numrin e çmimeve që i ka sjellur kinematografisë kosovare nga më shumë se 100 festivale të botës.
I quajtur si Eventi i dekadës ‘Event of the decade’, ky festival prestigjioz, në edicionin e këtij viti do të ketë edhe shumë emra emblematik të Hollywood-it, si: Jane Fonda, Sharon Stone, Martin Sheen, Jackie Chan, Kat Kramer, Martin Kove, Michael Pare, Mischa Barton, etj.