"BAKU 2015": Nora Gjakova – Medalja e Bronztë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosova fiton medaljën e parë në Baku
Kosova më në fund ka fituar një medalje në Lojërat Evropiane që po zhvillohën në Baku të Azerbejxhanit. Ashtu edhe sic pritej medalja e parë ka ardhur nga xhudoj, përkatësisht nga Nora Gjakova e cila sot fitoi medaljën e bronztë pasi në mecin e repasazhit mundi holandezën Sane Verhagën, duke i sjellur kështu suksesin e parë të madh sportit tonë në këtë prezantim. Paraprakisht Gjakova në rundin e parë kishte mposhtur garuesën franceze Blot, më pas në rundin e dytë mundi garuesën nga Izreali Minkava për t’ u plasuar në cerekfinale. Në cerekfinale Gjakova arriti edhe nëj fitore, kësaj radhe mundi rumunën Kaprioriu dhe arriti të kaloj në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale ajo u mposht vetëm për shkak të vrejtjeve nga hungarezja Karakash, për të mbetur kështu në repasazh ku edhe mundi holandezën Verhagën. Kurse xhudistja tjetër Distria Krasniqi përkundër pritshmërive nuk arriti shumë duke u mposhtur në rundin e dytë nga italiania Odeta. Në rundin e parë Krasniqi kishte eleminuar portugezën Ramos. Sot Kosova u përfaqësua edhe nga notarja Flaka Pruthi e cila përfundoi e parafundit në kategorinë e saj ku u paraqitën 47 garuese.