Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – ‘Adem Jashari’, Rinia Demokratike e PDK-së mbajti aktivitetin kulturor për nder të ditëve të Diasporës, me moton “Mirëseerdhët në vendin tuaj”, njofton PDK përmes një kumtese për opinion.
Pas aktivitetit simbolik të ngrënies së ëmbëlsirave tradicionale (bakllava, tespishte dhe revani), bashkatdhetarëve iu dhurua nga një fletushkë me të cilën iu sugjeruan 10 vendet më të bukura turistike të Kosovës, që mund t’i vizitojnë ata gjatë pushimit të tyre në Kosovë.
Bashkatdhetarët iu bashkangjitën valleve dhe këngëve që kishte përgatitur Rinia Demokratike e Kosovës për ta”, thuhet në kumtesë.

