Në kuadër të projektit “Mitrovica vepron gjelbër”, organizata 7Arte në mbështetje të Ministrisë së Diasporës, organizon aktivitetin “Diaspora gjelbëron vendlindjen” me moton “Rikthe rrënjët në atdheun tënd”.
Qëllimi i projektit, siç njoftoi organizatori, është që të rritet roli i diasporës në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Mitrovicës duke sjellë investime dhe përvojat e tyre në përmirësimin e mjedisit.
Si fillim, synohet të sigurohen dhe të mbillen 300 fidanë, në zonat më të ndjeshme mjedisore në rajon.
Mërgimtarët, si dhe gjithë qytetarët vullnetmirë, mund të japin kontributin e tyre përmes blerjes së fidanëve/drunjve të gjelbër, blerjes së çantave nga material i ricikluar dhe blerjes së fanellave apo butonëve.
Këto do të ekspozohen në qendër të qytetit të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt nga 15 deri më 31 korrik 2015.
Mjetet financiare nga të gjitha blerjet do të alokohen në fondin për blerjen e drunjve të gjelbër për shkolla, çerdhe, parqe apo zona të gjelbra
