"Ekziston një epidemi e dhunës ndaj femrave"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Angelina Jolie është një ndër femrat që e ka përdorur famën e saj për të lobuar për të drejtat e femrave dhe jo vetëm. Këtë javë fituesja e Oscar ishte e ftuar sëbashku me një grup liderash në Afrikën e Jugut në një takim ku u fol për të drejta e femrave
“Ekziston një epidemi e dhunës ndaj femrave-si në zonat e konflikteve, ashtu edhe në ato në paqe-dhe kjo ende trajtohet si një krim i vogël dhe me prioritet të ulët,” ka thënë 40-vjeçarja. Sipas saj, sidomos në zonat e konfliketeve ku femrat vuajnë brutalitetin e ekstremistëve, një gjë e tillë lidhet direkt me pafuqinë për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund luftërave.