Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar të pakuptimtë riprocedimin për votim në Kuvendin e Kosovës të amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Haradinaj thekson se tashmë është vendosur për këtë dhe se institucionet e Kosovës duhet të punojnë për ta themeluar një gjykatë vendore për krime lufte, e cila nuk do të ishte selektive dhe që do t’i gjykonte të gjitha krimet e kryera gjatë luftës.
Këto deklarata kreu i AAK-së i ka thënë në intervistën të dhënë për gazetën “Zëri”, ku ka mohuar mundësinë që partia, që ai drejton, ta kundërshtojë këtë Specialen edhe në format radikale.
