Ishte cilësuar e humbur, por 25 vite pas rënies së Murit të Berlinit, është gjetur koka e ish-liderit sovjetik Lenini, pjesë e një statuje gjigante që dikur ndodhej në Berlinin Lindor.
Pjesë e një statuje graniti të lartë 19 metra, koka e tij ishte varrosur në një pyll në jug-lindje të qytetit së bashku me 120 pjesë të tjera.

Në fillim statuja ndodhej në Berlinin Lindor, por në vitin 1991, një vit pas bashkimit të Gjermanisë, qytetarët e inatosur me regjimin e shkatërruan statujën.
Për të mos humbur dhe shkatërruar e tëra, ajo u varros dhe u harrua për gati 24 vjet nën tokë. Ajo u zbulua rastësisht nga amerikani Rick Minnich.
Koka e ish-liderit sovjetik do të jetë tashmë pjesë e një ekspozite m e 100 statuja të tjera.

