Këngëtari i mirënjohur shqiptar Alban Skenderaj është mjaft i kërkuar. Skenderaj, pas vitesh karrierë, ka mbajtur recitalin e tij të parë me titull “Tingujt e ditarit tim”.
Në të gjitha koncertet, Albani shkëlqeu dhe u duartrokit fuqishëm, duke e marrë kështu edhe një herë konfirmimin se publiku e do seriozisht dhe me të vërtet.
Tani, Skenderaj ka vendosur që me koncertin e tij solistik të shkojë edhe në Tetovë.
Me pesë gusht, edhe në qytetin e bukur të Tetoves do të dëgjohen tingujt e ditarit të Albanit.
Në një postim në Instagram Albani premton fansave të tij se koncerti i Tetovës do të jetë një spektakël i vërtete.
