"Piano", shfaqet edhe në katër festivale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Filmi i metrazhit të shkurtër “Piano”, që për regjisor ka Xhelal Halitin tanimë do të prezantohet edhe në katër festivale përgjatë këtyre dy muajve. Festivali i parë që do të marrë pjesë është “Bridge Film Fest” në Mitrovicë, pastaj në “Albanian Film Week” në New York, në “Ballkan Film Food Festival” në Podradec dhe në “Oda” në Tetovë. Këtë gjë e konfirmoi për KultPlus vetë regjisori Xhelal Haliti i cili theksoi se ky film do të marrë pjesë edhe në disa festivale të tjera.
“Ky është filmi im i parë që e kam bërë regjinë, dhe ka ecur mjaft mirë duke pas parasysh që ka marrë pjesë edhe në gjashtë festivale të tjera që është shpërblyer me dy çmime si në “Shqip Film Fest” në Gjakovë ka marrë çmimin e publikut ndërsa në “FER Film Fest” në Ferizaj ka marrë çmim special”, u shpreh Haliti.