Departamenti për Arsim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk pret rezultate të mira të testit të maturës as për këtë vit, pasi që sipas tyre, edhe sistemi arsimorë i Kosovës çdo ditë e më shumë po degradohet.

Kryesuesi i departamentit të arsimit, Jonuz Salihaj, theksoi se të gjithë qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë të vetëdijshëm që degradimi është duke vazhduar çdo ditë e më shumë.
E Deputetja e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Teuta Haxhiu, tha se vlerësimi i jashtëm siç është testi i maturës po vazhdon të mos tregoj rezultate edhe sot e kësaj dite. Sipas saj, duhet ndëshkuar sa më shumë kandidatë e inspektorë.
Sipas tyre, AAK po angazhohet për t’iu siguruar mësimdhënësve statusin profesional, status ky i cili është i domosdoshëm për të realizuar synimin për një shoqëri të arsimuar, pa diskriminim dhe jotolerancë.
