"Shërbyesit Civilë, të pavlerësuar nga Qeveria"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përkundër që përfaqësuesit e institucioneve qeveritare thonë se shërbimi në Kosovë ka zhvilluar mjaftë përparime viteve të fundit, sindikata e këtyre punëtorëve thonë se ata nuk vlerësohen aq sa duhet.
Kështu u tha në një konferencë të organizuar nga Ministria e Administratës Publike për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil.
Me këtë rast, zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Hajredin Hyseni, tha se ata po angazhohen shumë që këto përparime që i kanë bërë deri më tani në këtë drejtim t’i çojnë edhe më përpara.
Me realizimin e këtyre reformave, sipas tij, Kosova do të kaloj në një stad krejt tjetër të shërbyesve civil.
Por, përkundër këtyre fjalëve, kryetari Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, theksoi bindshëm që është duke u bërë shumë pak për zemrën e punëtorëve, siç i quan ai shërbyesit civil.
Ai ankohet se punëtorët janë të zhgënjyer me ligjin e pagave, ligj i cili është nxjerrë tash e sa kohë dhe me ligjin për kategorizimin e vendeve të punës.
Sindikata e Shërbyesve Civil përmes kësaj konference, kërkoi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që dita ndërkombëtare e tyre, të futet edhe në kalendarin e festave të shtetit tonë.