" Shteti islamik në Irak dhe Siri do të mposhtet "

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se humbjet e fundit territoriale të ekstremistëve të “Shtetit Islamik” në Irak dhe Siri tregojnë se grupi do të mposhtet.
Në fjalimin e tij në Pentagon, Obama deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë të pengojë financim të paligjshëm të operacioneve të SHI-së në botë, si dhe se do të bëjnë gjithçka për trajnim dhe pajisim të grupeve mesatare opozitare në Siri.
Presidenti amerikan deklaroi se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për parandalimin e sulmeve në territorin e vet dhe përpjekjet e SHI-së që të rekrutojë ithtarë.
“Përpjekjet tona në luftën kundër terrorizmit nuk guxojnë të orientohen në një bashkësi për shkak të religjionit ose prejardhjes së saj, duke i përfshirë amerikanët patriotë myslimanë, të cilët janë partnerë tanë në mbajtjen e sigurisë në vend”, theksoi Obama.
Sipas Obamës nuk ka plane aktuale për dërgimin e ushtarëve shtesë të SHBA-së jashtë vendit. Presidenti amerikan, gjithashtu, konfirmoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të jenë të suksesshëm në mposhtjen e këtij grupi militant me partnerë efikas në terren në Irak.