"Shumica e të plagosurve në Rripin e Gazës, fëmijë"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shumica e të vdekurve në luftën e vitit të kaluar në Rripin e Gazës janë fëmijë ka raportuar organizata ndërkombëtare “Mjekët pa Kufij”.
Para një vitit ushtria izraelite ka filluar ofensivën në Rripin e Gazës. Gjatë 50 ditëve lufte, janë vrarë 2151 palestinezë, nga të cilët 551 fëmijë.
Nga pala izraelite janë vrarë 73 persona, në mesin e të cilëve 67 ushtarë.
“Mjekët pa Kufij” raportojnë se më shumë se 10 mijë palestinezë janë plagosur nga të cilët 7 mijë gra dhe fëmijë.
“Pas një viti shumica e pacientëve që kanë kërkuar ndihmën tonë janë më të ri se 18 vjet”, thuhet në deklaratën e Mjekëve pa Kufij(Medicine Sans Frontiere)
Izraeli më 8 korrik të vitit që shkoi ka filluar sulmet nga ajri e pastaj edhe operacionin ushtarak në Rripin e Gazës.