Deputeti Rexhep Selimi, tha se çështja nuk është të zgjedhim mes të keqes dhe një të keqe më të vogël, sipas tij, deputetët duhet të zgjedhim refuzimin.
“Kam dëgjuar që po thonë kjo do të bëjë me individët por, në projektligji thuhet e kundërta “ tha ai.
Ky sipas tij, është një kundërshtim ndaj padrejtësisë, ai shtoi se po e lëndojmë luftën tonë të drejtë dhe njëkohësisht po lëndojmë të ardhmen e fëmijëve tonë . “ Nuk kisha pas fytyrë të lëmojë flokët e fëmijëve të dëshmorëve, kur këtu votuam padrejtësisht për idealin e prindërve të tyre” tha ai.
Selimi kërkojë edhe një herë që të votohet kundër, sepse sipas tij kjo është votimi i duhur kundër padrejtësisë. / 21MEDIA
