“Pacu Jaëi”, apo “Gara e Lopëve” është gara që për çdo vit organizohet në Indonezi, më saktësisht në Tanah Datar, ku mblidhen fermerët bashkë me lopët e tyre.
Kjo garë është një ngjarje tradicionale indoneziane e cila zhvillohet që shumë shekuj, kryesisht pas përfundimit të të korrave të orizit.
Çdo “kalorës” nget dy lopë të lidhura mes tyre me një konstruksion druri, mbi të cilin qëndron në këmbë duke u mbajtur për bishtat e lopëve.
Lopët vrapojnë rreth 20-30 metra nëpër një fushë përplot me baltë, ndërsa kalorësi kafshon bishtin herë të njërës lopë – herë të lopës tjetër.
Gara konsiderohet e përfunduar kur lopët kalojnë finishin e përcaktuar, ndërsa skualifikimi ndodh kur lopët ia mësyjnë në drejtim të publikut ose kur kalorësi përfundon me fytyrë në baltë, që nuk është rast i rrallë në këtë garë.
Megjithatë, këto dështime janë mu ato që i argëtojnë më se shumti spektatorët. Ndërkaq, lopët që e përfundojnë garën u rritet vlera dy herë më shumë se lopëve të zakonshme
