Presidentët e Ukrainës, Rusisë dhe Francës, Petro Poroshenko, Vladimir Putin dhe Francois Hollande si dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrëmë përmes një telekonference kanë biseduar për situatën në lindje të Ukrainës.
Presidenca ruse në një komunikatë për mediat theksoi se bashkëbiseduesit diskutuan për armëpushimin e brishtë në lindje të Ukrainës, por edhe mbi temat e ndryshme siç është shitja e gazit rus Ukrainës.
Gjatë bisedës u dakorduan që krerët e shtetit të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës më 2 tetor të zhvillojnë takim të përbashkët në Francë.
Paralelisht, në Berlin të shtunën do të takohen krerët e diplomacisë së Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.
