Njëri nga narko-shefat më të kërkuar në botë, Hoakin El Çapo Guzman, u arratis para disa ditësh nga burgu i sigurisë së lartë, duke kaluar nëpër hapjen në tush-kabinë, prapa së cilës gjendej një tunel disa kilometra i gjatë. Autoritetet në Meksikë publikuan video-xhirimin e arratisë së tij.
Në xhirim mund të shihen momentet e fundit të cilat mbreti i drogës i kaloi në qelinë e tij në burg, si dhe momenti kur ai kalon nëpër vrimë dhe zhduket në errësirën e tunelit.
Para arratisë shihet se si El Çapo ec nëpër qeli dhe hedh shikimin drejtë vendit ku gjendet tushi. Më pas ai afrohet aty, ulet në gjunjë dhe pas disa çastesh ai zhduket.
Vërehet se ai gjatë gjithë kohës ishte tejet i qetë dhe se në asnjë moment nuk është kthyer me fytyre kah kamera.
El Çapo, kryesues i narko-kartelit të fuqishëm, Sinaloa, u arratis nga burgu në periferi të Meksiko Sitit dhe kjo është arratia e tij e dytë nga burgu brenda 14 viteve.
Autoritetet meksikane pas arratisë së tij zbuluan tunelin, me gjatësi 1.5 kilometra./21Media
