Grupi i ekstremit të djathtë në Hungari, “Lëvizja e të rinjve nga qarku 64” në Budapest ka paralajmëruar protesta kundër imigrantëve të vendosur në kampet e refugjatëve, përgjatë brezit kufitar me Serbinë.
Ky grup është i mendimit se duhet të dëbohen të gjithë imigrantët, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Hungari.
Kryesuesi i kësaj lëvizje, Gjula Zagiva, deklaroi se rrethoja me lartësi 4 metra, të cilën Qeveria e Hungarisë planifikon ta vendos në kufi me Serbinë, nuk do të zgjidh problemin.
Zagiva, duke kumtuar lajmin për organizimin e protestës tha se nëse Qeveria nuk ndal “kopetë”, siç i quajti ai, nga Afrika, atëherë këtë do ta bëjë vetë populli. Zagiva është ish-deputet i partisë së ekstremit të djathtë, Xhobik. Sipas të dhënave të autoriteteve hungareze, në këtë vend vetëm brenda këtij viti mbi 75 mijë persona kanë kërkuar azil./21Media
