'Nuk duam daljen e Greqisë nga Eurozona'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Takimi i përfaqësuesve të vendeve anëtare të Eurozonës në nivel të ministrave të Financave për çështjen e krizës greke filloi në Bruksel, ndërsa pjesëmarrësit para fillimit të takimit theksuan se ky është një moment kritik për Greqinë dhe zhvillimi i situatës varet kryesisht me propozimin e planit që do të sjellin delegatët greke sot.
Zëvendës Kryetari i Komisionit Evropian përgjegjës për Eurozonën dhe dialogun social, Valdis Dombrovskis pak para fillimit të takimit theksoi se varet nga propozimi i planit të daljes nga kriza të cilën sot do ta prezantojë Greqia nëse do të jetë i kapshëm si dhe skenarin për daljen e Greqisë nga Eurozona.
Duke treguar për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Greqia, Dombrovskis tha se qeveria në Athinë është “tretur” vitin e kaluar.
“Nga Greqia presim strategji të saktë dhe të besueshme. Shumë nga kjo varet direkt me propozimin me të cilin Greqia vjen tani. Është e domosdoshme një paketë e besueshme dhe e plotë propozimesh”, tha Dombrovskis.
Duke theksuar se qëllimi i partnerëve grekë nuk është që Greqia të tërhiqet nga Eurozona, Dombrovskis tha se të gjithë përpiqen që të arrihet marrëveshja, por që nuk mund të injorohet as ky skenar, nëse grekët sot nuk e bëjnë një propozim cilësorë.
Kreu i Eurozonës dhe ministri i Financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem tha se qëndrimi”jo” nga qytetarët grekë, do të thotë refuzim i të gjitha propozimeve të mëparshme, dhe se gjendja e tanishme është e vështirë, por kryesisht varet nga propozimi dhe qëndrimi i Greqisë.
Duke shprehur dëshirën për të dëgjuar propozimet e reja të palës greke për të dalë nga kriza, Dijsselbloem tha se së pari do të dëgjojmë planin e ministrit të ri të Financave greke, dhe më pas do të bëhen hapa graduale drejt përmirësimit.
“Jemi të gatshëm të bëjnë gjithçka për të forcuar Eurozonën. Rezultati i kësaj situate nuk do të rrezikojë stabilitetin e euros”, tha Dijsselbloem.
Gazetarëve në prag të takimit iu drejtua shkurtimisht Komisioneri Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare, Pierr Moskovici, i cili vuri në dukje se Greqia nuk duhet të dalë nga Eurozona, raporton (AA).
“Dalja e Greqisë nga Eurozona do të jetë dështim dhe gabim i madh. As ne në Komisionin Evropian nuk e duam këtë. Nëse këtë e kërkon Greqia, Komisioni do të jetë në gjendje për të punuar në ndonjë program”, tha Mascovici.
Pas takimit të ministrave në Bruksel sot do të mbahet dhe samiti i liderëve të eurozonës në të cilën do të diskutohet për çështjen e krizës në Greqi.