'Për martesë Lady Gaga do gjithçka të thjeshtë e tradicionale'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lady Gaga emri real i së cilës është Stefani Germanotta, është e njohur për stilin e saj të pazakontë, të ekzagjëruar dhe shpesh jashtë rregullave të modës, por tashmë që ajo do të martohet me aktorin Taylor Kinney, ka vendosur të ndryshojë.
Kështu ka deklaruar një burim për mediat amerikane, teksa është pyetur për “ditën e madhe” të këngëtares. Ajo ka ndryshuar seriozisht. Do të martohet si Stefani dhe jo si Gaga, ka thënë burimi.
Mësohet se dasma e tyre do të jetë e thjeshtë, tradicionale dhe do të mbahet tek restoranti i babait të këngëtares në New York, “Joanne Trattoria”.