'Po vjen' iPad-i gjigant

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një raport i ri thotë se Apple do të lansojë një iPad të ri ‘gjigant’.
Një raport në DigiTimes ka rritur spekulimet se Apple mund të lansojë një iPad 12.9-inç, me shitjet të cilat thuhet se do të fillojnë në mes të nëntorit.
Modelet iPad air 2 dhe iPad mini 3 ishin lansuar në tetor të vitit 2014 dhe janë 9.4 dhe 7.8 inç, respektivisht.
Iyaz Akhtar, redaktor në CNET tha për CBS News se pajisja, të cilën ai e quan ‘iPad Pro’, është përfolur për një kohë të gjatë që do të prodhohet.
Pajisja pritet të ketë sistemin e ri operativ iOS 9 dhe të rrisë shitjet e tabletëve, të cilat janë duke rënë.