'Rusia dëshiron t'i ndryshojë themelet e sigurisë në Evropë'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komandanti Suprem i NATO-s i Fuqive Aleate Evropiane, Philip Breedlove, ka deklaruar se Rusia dëshiron të ndryshojë rregullat e politikës ndërkombëtare në Europën Lindore të cilat përbëjnë sigurinë themelore të Europës.
Breedlove, i ndodhur nën praninë e gazetarëve në bazën e forcave ajrore në qytetin Siauliai të Lituanisë, ka shprehur vlerësimet e tij në lidhje me çështjet aktuale. Breedlove, i cili ka pretenduar se Rusia dëshiron të ndryshojë rregullat në Europën Lindore tha se “këto rregulla, për vite me radhe kanë formuar themelet e sigurisë në Europë. Ndërsa tani duan ta ndryshojnë këtë situatë”,transmeton AA.
Ai ka tërhequr vëmendjen se ushtria ruse është modernizuar dhe është forcuar, duke u shprehur se: “NATO, është e detyruar të tregojë veten e saj për të penguar këtë”.
Breedlove u shpreh se ata nuk janë në dijeni se çfarë hapash do të hedhë Rusia dhe ka theksuar se NATO duhet të reagojë duke marrë parasysh qëndrimet dhe sjelljet e kaluara të Rusisë./21Media