Kompania “Twitter”, ka njoftuar se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të hiqet limiti prej 140 karakteresh në mesazhet direkte .
Përdoruesit do të kenë mundësi të dërgojnë një mesazh po deshen edhe me 10 mijë karaktere, pra nuk do të ketë limit në numrin e karaktereve.
Ndryshe, cicërimat do të vazhdojnë të jetë të limituara ne një limit prej 140 karakteresh te të gjitha cicërimat. “Duhet të jemi të qartë që kufizimi do të hiqet vetëm për mesazhet direkte, pasi cicërimat do të jenë njësoj, të limituara në 140 karaktere.”, është shprehur zëdhënësi i Twitter. /21MEDIA
