1 milion porosi për Apple Watch që në ditën e parë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gati 1 milion njerëz kanë porositur orën Apple Watch në SHBA që në ditën e parë. Sipas një raporti nga kompania e hulumtimit të tregut, Slice Intelligence, 957 mijë njerëz porositën orën e parë të Apple-it ditën premte, ku 62% e tyre blenë variantin më të lirë, Apple Watch Sport. Çdo blerës shpenzoi afërsisht 503.83 dollarë për një orë. Kompania Slice është bazuar tek të dhënat e marra direkt nga konsumatorët.
Blerësit e versionit Apple Watch Sport harxhuan 382.83 dollarë për një njësi, ndërsa ata që porositën versionin Apple Watch shpenzuan 707.04 dollarë, mesatarisht. Raporti nuk përmend versionin më të shtrenjtë, Apple Watch Edition.
Apple Watch vjen në dy madhësi, me kasë 38 mm dhe 42 mm. Sipas Slice, 71% e klientëve zgjodhën versionin më të madh. Sa i përket ngjyrave, 40% e blerësve zgjodhën versionin me kasë prej alumini ngjyrë gri, pasuar nga versioni me çelik të pandryshkshëm që u porosit nga 43% e blerësve, 23% porositën versionin me alumin ngjyrë argjendi dhe 3% porositën versionin me çelik të pandryshkshëm ngjyrë të zezë. Blerësit gjithashtu preferuan më shumë versionet me rrip ngjyrë të zezë, ku gati 49% e tyre porositën këtë version.
Raporti përmend gjithashtu shitjet e laptopit të ri të Apple-it, Macbook. Porositjet për këtë laptop nisën të premten. Reth 40 mijë Macbook u porositën në internet, ku 58% e blerësve preferuan versionin me ngjyrë gri dhe 36% pëlqyen versionin gold.
Shitjet zyrtare të Apple Watch do të nisin më 24 prill në 9 shtete: Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Angli dhe SHBA.