100-vjeçarja mëson të lexojë dhe të shkruajë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në ditët e sotme të lexosh dhe shkruash është një ndër gjërat më kryesore. Por, mos të harrojmë se shumë kohë më përpara, jo të gjithë kishin këtë fat. Më përpara analfabetizmi ishte shumë i lartë dhe për fat të mirë, me kalimin e viteve ka rënë gjithnjë e më shumë me hapjen e shkollave.
Një grua e moshuar nga Kina, ka mësuar të shkruajë e të lexojë në moshën 100-vjeçare. Zonja, e cila në të kaluarën ishte shitëse e fruta-perimeve, nuk ka patur mundësinë që të shkojë në shkollë pasi është martuar shumë e re.
Më në fund, pas shumë viteve, gruaja ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe. I biri, i cili është 70 vjeç, ka thënë se e ëma gjithmonë ka shprehur pakënaqësinë për analfabetizmin e saj. Ai shprehet se i ka kushtuar vëmendje fjalëve të se ëmës dhe ka marrë një fletë e një laps që t’i mësojë të shkruajë. Në fillim i ka mësuar që të shkruajë emrin e saj. “Mora një fletë të bardhë e shkrova emrin e saj. Ajo me shumë durim e kopjoi dhe e rishkruante që të mos e harronte”, ka thënë 70-vjeçari.
Më pas, e moshuara është regjistruar në një kurs intensiv, që organizohet në zonën ku ajo banon. Deri tani ajo ka mësuar 100 fjalë. “Nuk kam patur asnjëherë një nxënëse kaq të moshuar. E vlerësoj shumë”, ka thënë mësuesja.
Në fund të kursit, 100-vjeçarja do të japë një provimin për të marrë një certifikatë që thuhet se ajo di të lexojë e shkruajë. E moshuara po bën shumë sakrifica për të mësuar sa më shumë të jetë e mundur.