Njëmbëdhjetë biznese fillestare të udhëhequra nga grat dhe ekonomit familjare kanë përfituar grande nga Agjensioni për Zhvillim Rajonal dhe UNDP-ja. Pjesëmarrëset në këtë program janë përzgjedhur përmes konkursit të hapur, ku një ndër kriteret ishte avancimi i ndërrmarrësisë dhe punësimit të femrave, si dhe demonstrimi i motivimit për të menaxhuar biznesin në mënyrë të qëndrueshme.
Menaxheri i këtij projekti, Ardian Spahiu tha se përmes këtij programi, bizneset do të marrin përkrahje dhe dalëngadalë do të punësohen.
“Kjo nismë është faktikisht nismës që e kemi filluar para një viti e gjysmë. Projekti jonë përfshirja e diasporës në zhvillim ekonomik është projekt që financohet prej qeverisë finlandeze, ndërsa implementohet prej UNDP-se dhe IOAM-it dhe qëllimi kryesor i projektit është për ta përfëshirë diasporën në zhvillim ekonomik në mënyra të ndryshme një prej këtyre mënyrave ka qenë edhe përfshirja me bashkëfinancimin e disa bizneseve fillestare dhe bizneseve të vogla në Kosovë”, tha Spahiu.
Ai thotë se kanë pasur bashkëpunim të ngushtë në gjithë këtë cikël me të gjitha komunat.
“Prej gjithë këtyre ne diku kemi arrit që diku 130 mijë euro, edhe pse shumat kanë qenë simbolike t’i përfshimë të gjitha bizneset që kanë konkurruar në këtë proces. Ne shpresojmë që me suksesin e vet afaristëve do të kemi edhe ne sukses që në të ardhmen të sigurojmë financim të mëtutjeshëm”, tha Spahiu.
Ndërsa për kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ndarja e këtyre granteve për bizneset e vogla është një ndihmës e rëndësishme edhe pse me shuma të vogla.
“Sot në këtë aktivitet të AZHR-se bëmë shpërndarjen e 11 përfitueseve të granateve deri në pesë mijë euro, janë të gjithë nga regjioni qendër, nuk do të thotë që nuk kanë fituar më të mirët, po vlera ka qenë aq e vogël, po është mirà « sepse kjo është një iniciativë që është filluar nga AZHR-ja qendër dhe ne presim që në të ardhmen që të gjinden edhe donator të tjerë me qëllim për ta ndihmuar ekonomin”, tha Gashi.
Kurse, Afërdita Fetahu nga Podujeva, e cila merret me bletari është përfituese e 1975 eurove, u shpreh e lumtur që është njëra nga përfitueset.
“Ma jep një përkrahje shumë të mirë, për makineri, për paketim të mjaltit. I falënderoj shumë ARZH-ne”, tha Fetahu.
Ndryshe, përfituesit që kanë pranuar këto mjete do të obligohen që të sigurojnë bashkëfinancim nga diaspora prej së paku 50 për qind.
