Rreth 200 milion shikuesë sivjet e kanë shikuar spektaklin në dy netët gjysmëfinale dhe atë finale. Rreth 40 shtete evropiane kanë mundur ta shohin garën,Kina dhe Australia, kjo e fundit edhe pjesë e garës sivjet për herë të parë.
2 milionë shikuesë më shumë se vitin e kaluar e kanë shikuar sivjet Festivalin Europian të Këngës – Eurovision.
Sipas statistikave, mosha 15-25 vjeç janë ata që më së shumti e kanë shikuar festivalin, përcjellë nga mosha 30-40 vjeç. Islandezët, edhe pse nuk janë kualifikuar për në finale, janë populli që më së shumti e kanë shikuar festivalin. 5.7 milionë shikuesë kanë ardhur nga Australia, ndërsa shikueshmëri të madhe shënon edhe Suedia dhe Austria, kjo e fundit nikoqire.
