“21 GRADË” – emisioni i ri veror i RTV21(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nga sonte në terminin e orës 21.30, nga e hëna deri të premtën, RTV21 starton edhe me një emision të ri sipas skemes verore – kushtuar shijes së shikuesve tanë të nderuar!
Do të quhet figurativisht “21 GRADË”, që sjell pra freski në dhomat e juaja e atje gjithkah jeni. Muzikë, biseda ekskluzive me të ftuar të veçantë, telefonata të drejtpërdrejta me shikuesit e shumë rubrika të tjera interesante!
Po më së miri ta dëgjojmë Labinot Gashin – LABIN, producentin e këtij emisioni më të ri kulturo-argëtues të RTV21./ 21 Media