Aktivitete të ndryshme janë organizuar për ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian të Kosovës. Duke filluar nga ora 08:20 në hotelin Sirius, do të bëhet shpallja e simbolit Kombëtar të Komunitetit Egjiptian.
Më vonë, në orën 10:00, një delegacion i këtij komuniteti do të priten nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Ndërsa në orën 11:00, ky delegacion do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Në orën 13:30, në Qeverinë e Kosovës do të debatohet për politikat qeveritare në raport me zhvillimin e komunitetit Egjiptian dhe të ftuar janë të gjithë mekanizmat relevant qeveritar dhe jo qeveritar.
Në mbrëmje në orën 19:00, organizohet koncert në Pallatin e Kulturës “AsimVokshi’’ në Gjakovë me grupin kulturoro artistik “Hadi Bajrami” si dhe do të shfaqet një ekspozitë e Poçarisë dhe Fotografisë dhe do të ndahen disa çmime.
Me datën 27 Dhjetor 2012, në takimin e përbashkët për caktimin e Ditës së Egjiptianëve në
Kosovë, me konsensus të plotë është vendosur që Dita e Egjiptianëve në Kosovë të jetë 24 Qershori.
Në këtë takim, të organizuar nga IRDK dhe i mbështetur nga organizatat e Egjiptianëve në Gjermani, Zvicer dhe Austri, kanë marrë pjesë përfaqësuesit politik, të shoqërisë civile, të rajonit dhe përfaqësuesit nga diaspora. Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i IRDK, kryetari i LEK në Kosovë, sekretari i UEB, përfaqësuesit nga Gjermani, Zvicra dhe Austria si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
