Policia ruse ka arrestuar në një xhami në një paralagje të Moskës më shumë se 30 persona për shkak të dyshimit se janë marrë me rekrutimin e vullnetarëve për ISIS, transmetojnë mediat ruse.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar për televizionin Rusia Today se në vendin e quajtur Balashikha, rreth 20 kilometra në lindje të Moskës ka ndodhur arrestimi por pa dhënë shumë detaje tjera.
Shërbimi inteligjent rus më herët ka konstatuar se numri i shtetasve rusë që po shkojnë në xhihad është në rritje.
