Të paktën 45 luftëtarë të Shtetit Islamik humbën jetën pasi u helmuan duke ngrënë iftar.
Në total 145 njerëz ishin ulur për të thyer Ramazanin në Mosul- Irak, por vetëm 100 prej tyre kanë shpëtuar të gjallë.
Nuk është e qartë nëse ata u helmuan qëllimisht apo ushqimi ishte i keq.
Megjithatë nuk është hera e parë që militantët e ISIS helmohen qëllimisht.
Dhjetëra ushtarë të ISIS humbën jetën në rrethana të ngjashme në nëntor të vitit të shkuar, kur rebelët e Ushtrisë për Lirinë e Sirisë u futën tinëz në kamp, duke helmuar ushqimin.
Të paktën dhjetë militantë të ISIS vdiqën pas këtij helmimi.
Tetë milion njerëz jetojnë tashmë në territoret e sunduara nga Shteti Islamik.
