46 vdekje në komunikacion vetëm për gjashtë muaj

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ani pse janë 46 persona që kanë humb jetën në aksidente rrugore vetëm gjatë gjashtë-mujorit të parë, për Policinë e Kosovës aksidentet me fatalitet këtë vit kanë shënuar rënie. Ata bëjnë krahasim me vitin e kaluar, ku për gjashtë-mujorin e parë ishin 63 persona që mbetën të vdekur.
Gjatë periudha janar-qershor 2015 janë shënuar 41 aksidente me fatalitet, ndërsa viti 2014 shënonte 12 aksidente më shumë. Sipas PK-së, shkaktar kryesor i këtyre aksidenteve mbesin shpejtësia dhe mos-respektimi i shenjave të komunikacionit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë për KosovaPress se, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka 26.98 për qind më pak persona që kanë humbur jetën në aksidente rrugore.
Kelani tregon për shkaqet kryesore që qojnë deri tek aksidentet me fatalitet. Sipas tij, ato kryesoret janë shpejtësia dhe mos-respektimi i rregullave në trafik.
Megjithatë, numri i aksidenteve në komunikacion rrugor vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.
Në Klinikën Emergjentë në QKUK këtë gjashtë-mujor ka rritje të numrit te të lënduarve në aksidente rrugore, ndërsa ka rënie te të vdekurve.
Shefi i Emergjencës, Basri Lenjani thotë për KosovaPress se në periudhën janar-qershor 2015 janë 2995 persona që kanë marrë lëndime në aksidente rrugore, derisa të vdekur në klinikë kanë mbetur 6.
Faktorë tjetër të cilët mund të ndikojnë deri tek aksidentet në trafik, sipas Lenjanit mund të jenë edhe temperaturat e larta të cilat po mbretërojnë në Kosovë si dhe ardhja e mërgimtarëve në Kosovë.
Gjendja shqetësuese e aksidenteve në komunikacion ka nxitur debat edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), jashtë pikës së rendit të ditës, ka kërkuar nga institucionet të ndërhyjnë dhe të përmirësojnë komunikacionin rrugor, duke ulur numrin e aksidenteve, pasi që shifrat e aksidenteve,.sipas saj, janë alarmante.
Shtimi i automjeteve në komunikacion gjatë kësaj sezone ka shkaktuar edhe kolona të gjata në rrugët regjionale si dhe ato që të shpien deri në qendër të qytetit. E Kjo po i shqetëson qytetarët e Kosovës.
Komunikacioni i dendur në Prishtinë probleme po i krijon edhe Agon Gashit, qytetar i Prishtinës, i cili thotë se po i humb dy orë derisa po arrin në qendër të Prishtin ës, nga hyrja e saj.
Por, Fehmi Ahmeti, që ka ardhë nga diaspora në Kosovë, thotë se nuk është faji i tyre për krijimin e kësaj tollovie në qytet.
Ndërkohë Policia e Kosovës, ka shtuar edhe numrin e gjobave, ku brenda 24 orëve shqiptohen 800 deri në 1 mijë gjoba.
Numri përgjithshëm i aksidenteve në komunikacion gjatë vitit 2013 nà « Kosovë ishte 19 mijë 954 prej tyre me fatalitet 104 aksidente, me 119 të vdekur dhe të lënduar 9817 persona. Në 2014 numri i përgjithshëm ishte 16 mijë e 300 me fatalitet, 111 aksidente me të vdekur, të lënduar 9713. Krahasuar me dy vitet paraprake në vitin 2015 janë 7376, me fatalitet 41, të vdekur 46 , të lënduar 4207.
Kështu, del që për tre vite kanë humbur jetën 276 qytetarë