5 ditë pa bukë dhe ujë, vdes emigranti në kufirin me Maqedoninë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Emigranti sirian i cili ndërroi jetë para disa ditëve në Maqedoni kishte qëndruar në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë për pesë ditë pa bukë e pa ujë.
Kjo është konfirmuar nga Mersila Smailoviq nga organizata joqeveritare ‘Legis’ nga Shkupi,transmeton Ina.“Për fat të keq asnjë organizatë joqeveritare nuk shkoi për të marrë në zonën midis kufijve 25 vjeçarin, i cili para dy ditëve ndërroi jetë në Gjevgjeli. Një nga familjarët e tij ka ardhur nga Gjermania dhe po përgadit dokumentet dhe mundësinë për varrimin e tij.