50 vjeçari tenton vetëvrasjen, shpëtohet nga zjarrëfikësit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

50-vjeçari, i cili tentoi të hidhej nga kati i 12 i një objekti në ndërtim, arriti të shpëtohej nga specialistët e zjarrfikësve. Shtetasi Et’hem Gryka, kërcënoi se do të vetëhidhej nga një vinç pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë, përballë Kishës Ortodokse. Pas 45 minutash negociata nga ana e punonjësve të zjarrfikësve, të policisë dhe të vetë objektit, 50-vjeçari Gryka arriti të bindej për të mos kryer aktin fatal. Ngjarja u shënua rreth orës 10:00, ndërkohë që tensioni për shpëtimin e 50-vjeçarit përfundoi në orën 10:43.
50-vjeçari Et’hem Gryka është tërhequr nga ana e specialistëve të zjarrfikësve, të cilët bindën shtetasin që të mos kryente vetëvrasje.Specialistët tërhoqën shtetasin Gryka nga ana e brendshme e ndërtesës. Në ndihmë të operacionit të shpëtimin kontribuan edhe punonjësit e objektit në ndërtim, të cilët bënë të mundur së bashku tërheqjen me litar të Et’hem Grykës. Pas negociatave prej treçerek ore me specialistët, Gryka pranoi që të zbriste. Ndërkohë që shkaqet e këtij akti ende nuk bëhen të ditura.