Shkupi sot me aktivitete të shumta shënon 52-vjetorin e tërmetit katastrofal të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.
Shënimi do të fillojë me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave të tërmetit. Pastaj do të vijojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që do të zhvillohet prej orës 9 deri në orën 17 në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe SHOH “Dare Xhambaz”. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahen më shumë manifestime.
Tërmeti në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën pesë e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën pesë e 43 minuta.
Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin. Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar.
