6 vendet e pazakonshme ku parfumi ka më shumë efekt

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pavarsisht nëse keni zgjedhur parfumin e brendit të Marilyn Monroe-s apo Chanel No.5, ajo që ju intereson juve është që sa më shumë të ju zgjasë aroma e parfumit gjatë gjithë ditës.
Shpesh herë aplikoni sasi shtesë në pjesë të ndryshme të trupit, por nuk ka dobi. Pra, në të nxehtit e verës ne mendojmë se është koha e duhur që të ju mësojmë disa truqe si ta aplikoni parfumin dhe të ketë sa më shumë efekt.
Në rregull, nuk do të thotë se ju veproni tërësisht gabim, por ka disa pjesë më pak të njohura të trupit që ju mund të përfitoni nga to. Nëse dëshironi aromë florale apo të agrumeve të lehta, ju duhet të aplikoni në të gjithë pjesët e nxehta të trupit, pasi ato do të ju ndihmojnë që të përhapet aroma dhe t’ju bëjnë që të keni erë më të mirë.
Që të siguroheni se keni aromë të bukur gjatë tërë ditës, analizoni zonat sekrete të trupit nga vetë Chanel nr.5.
Flokë
Besoni apo jo, disa mendojnë se fijet e flokëve tuaj janë një përçues shumë i mirë i aromës, madje më shumë se lëkura në përgjithësi. Vetëm se duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me aplikimin. Në vend që ta hidhni parfumin direkt në flokët tuaj, është mirë që të aplikoni atë në krehërin tuaj dhe kështu gjatë krehjes aroma përhapet në mënyrë të barabartë në tërë flokët.
Prapa veshëve
Ashtu sikur laku i dorës, edhe zona prapa veshit konsiderohet si “pika pulsuese” ku venat janë afër lëkurës, duke gjeneruar më shumë ngrohje dhe amplifikimin e parfumit tuaj. Të hidhni parfumin në këto zona do të ju jape rezultate të mënjëhershme, në krahasim me pjesët e poshtme të trupit. Gjithashtu, nëse mbani ndonjë bizhuteri në qafë, mund të spërkatni qafën tuaj.
Poshtë shpinës
Kjo mund të duket e çuditshme, por eksperti i aromave Chandler Burr këmbëngul për ekuilibrin e përsosur të aromës që e ofron kjo zonë, duke mos i penguar njerëzve përreth. Tërhiqni jakën e këmishës dhe hidhni poshtë kurrizit tuaj mes rrobave dhe lëkurës suaj, këshillon ai. Nëse është aromë e lehtë, hidhni dy herë. Gjatë lëvizjeve tuaja përmes ajrit përhapet aroma dhe kështu do të ju qëndrojë përgjatë gjithë ditës.
Brenda bërrylave
Një tjetër zone që paraqet alternative mjaft të mirë se sa laku i dorës është edhe pjesa brenda bërrylave. Vini re: për të maksimizuar përhapjen e aromës suaj sigurohuni që të hidratobi krahët para se të spërkatni parfumin.
Prapa gjunjëve
Edhe nëse kujtesa juaj është zbehur nga program mësimor i shkollës së mesme, ju patjetër që mbani mend një rregull të madhe: nxehtësia rritet. Pra, kjo ka kuptim që të aplikoni aromën e parfumit diku në gjysmën e poshtme të trupit që të avullohet gjatë ditës. Ashtu sikur zona brenda bërrylave tuaj, edhe zona prapa gjunjëve është pike pulsuese, kështuqë paraqet pjesën më logjike të gjymtyrëve të poshtme të trupit.
Kërthizë
Ky paraqet një truk të vogël që e kemi vjedhur nga Liv Tyler, e cila e ka trashëguar nga babai i saj Steven Tyler. “unë i hedh disa pika parfum në gishtërinjtë e mi dhe pastaj e aplikoj në kërthizë”, thekson ajo.