Fotoja e një djaloshi të pastrëheë, që përdor dritën e rrugës së restorantit McDonald në Filipine, për të bërë detyrat e shkollës po bën xhiron e botën në rrjetet sociale dhe shumë persona thonë se janë inspiruar nga ai.
Daniel Cabrera u vu re nga Joyce Torrefranca, një studente mjekësie, ndërsa bënte detyrat në trotuar.
Ajo i bëri një foto dhe e postoi në Facebook, duke thënë se Daniel e kishte inspiruar atë që të punonte më shumë.
“Pa karrige, pa tavolinë, nuk ka problem..Daniel Cabrera është i vendosur të studiojë”, shkruan Joyce në postimin e saj.

