A do të pushojnë deputetët se janë lodhur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Njëra prej detyrave urgjente dhe të pashtyeshme të Kuvendit të Kosovës, mbetet miratimi I projektligjit për Gjykatën Speciale.
Sipas një rregulli, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të duhej që gjatë gushtit të ishin në pushim kolektiv veror, por pushimi I tyre varet nga miratimi I këtij projektligji.
Nëse nuk do të gjendet një marrëveshje që të sigurohen numrat e domosdoshëm për Specialen, nuk përjashtohet mundësia që deputetët ta humbin pushimin e verës, megjithëse ata këtë pushim e kanë “hangër të verdhë” sepse e kishin filluar punën me 6 muaj vonesë dhe rrogat i paten marrë të plota.
 
Ndoshta kjo ka mundur të ketë qenë arsyeja pse javën që shkoi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u pa të pushonte në Lalz të Shqipërisë. Është e mundur që  ai di më shumë për pushimet e deputetëve./21 Media/