A mund ta besoni se kjo mama tërheq kamionë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Katherine Bartlett po njihet si gruaja më e fortë në Angli. Ajo është e gjatë 1.70 m dhe peshon vetëm 62 kilogram, por cilësohet si më e forta.
Bartlett ka dy fëmijë por ajo mund të tërheq kamionë dhe të ngrejë 27 gurë të rëndë në shpatullat e saj.
Edhe pse muskujt e saj nuk ta japin këtë përshtypje, Bartlett është e përfshirë në këtë sport që tri vite dhe ka arritur të sigurojë edhe tituj.
Ajo, për mediat e huaja ka treguar se ushtron pesë herë në javë për rreth 12 orë me një trajner personal.
Bartlett ka thënë se është inspiruar nga programi televiziv “Strongman” dhe që nga atëherë thotë ta ketë kuptuar aftësinë e saj për të ngritur pesha.