AAK-ja distancohet nga Ernest Luma

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar nga një status në Facebook i Ernest Lumës, ku ai në urimin e tij për haxhijtë shkruan “Shkofshi e mos u kthefshi”!
E njoftojmë opinionin publik, pelegrinët dhe të gjitha ata që janë të përfshirë në pelegrinazhin e sivjem, se ky status i Ernest Lumës, të cilin e kanë transmetuar edhe disa media, është qëndrim përsonal i tij dhe nuk ka asnjë lidhje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Mirëpo pavarësisht prej kësaj, AAK distancohet nga gjuha sarkastike e përdorur nga zoti Luma, si dhe nga ky qëndrim i tij.
AAK respekton besimin dhe obligimet fetare të sëcilit individ e haxhinjve iu urojmë pelegrinazh të mbarë.