(E plotësuar )Shqetësimeve dhe preokupimeve të Aleancës për dështimet në të gjitha fushat e jetës organizative, si pasojë e qeverisjes së keqe të vendit, që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot, ku më shqetsues ishte dështimi i sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, rendit dhe ligjit, nga dita në ditë po iu shtohen edhe shqetësime të tjera thuhet në komunikatë.
“Raporti i Agjencionit Kosovar të Statistikave për ecuritë e Bruto Produktit Vendor (GDP) në vitin 2014, argumentoi edhe shqetësimet e arsyeshme të Aleancës për gjendjen e rëndë ekonomike dhe trendin negativ të zhvillimit të vendit.
Ne me të drejtë vazhdimisht i kemi ngritur problemet e zhvillimit dhe problemet sociale, si çështje akute për zgjidhje, por kjo nuk është kuptuar drejt dhe nuk është marrë seriozisht nga qeveria e kaluar”
Sipas AAK-së si pasojë, trendi i zhvillimit ekonomik në pesë vitet e kaluara kishte tendencë rënieje.
Të dhënat e publikuara nga Agjencia Kosovare e Statistiskave tregojnë se kjo rënie në vitin 2014 ishte më e shpejtë dhe rritja e Produktit Vendor shënoi vetëm rritje simbolike prej 0.9%.
Për nivelin e tanishëm të zhvillimit të Kosovës dhe nevojës për zhvillim, kjo është më pak se çdo minimum. Po ta shprehim këtë rritje me një tregues tjetër, Produktin për banor, që është po ashtu tregues , dhe indikativ del se në vitin 2014 Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka shënuar rënie.
Argument është Rritja e GDP-së me normë 0.9%, kurse shtimi natyror i popullsisë 1.4%.
“Kjo lëvizje negative e zhvillimit ekonomik, si në vitin 2014, nuk ka ndodhë në Kosovë në 70 vitet e fundi, me përjashtim të viteve të okupimit dhe të luftës, në vitet ‘90.
Shqetësim të ngjajshëm për këtë trend të zhvillimit në Kosovë ka prezentuar edhe Banka Botërore – selia ne Prishtinë, e cila duke komentuar publikimet e Statistikave të Kosovës për ecuritë e zhvillimit në vitin e kaluar, ka vlerësuar se shkaqet duhet kërkuar te prezenca e madhe e korrupcionit, evazionit fiskal dhe dukurive të tjera negative që lidhen me paaftësinë e Qeverisë për luftimin e tyre.
Ne dëshirojmë ta njoftojmë opinionin kosovar se me këso qeverisjeje Kosova nuk do të prosperojë, nuk do të mund t’i zgjidhë kurrë problemet jetike jetësore, si çështjen e punësimit, standardit jetësor dhe të jetës së dinjitetëshme” thuhet më tej .
Kosova po i thellon diferencat në zhvillim me grupin e vendeve në zhvillim, të cilat po realizojnë normë të rritjes prej 4.5% në vit. Kosovës po i përkeqsohet bilanci i tregtisë me jashtë, po i përkeqësohet struktura ekonomike, po i tkurren investimet, po i largohen investitorët e jashtëm, po i largohet nga vendi popullsia, sidomos rinia.
Kosovës po i zvogëlohen fondet publike dhe pasuria publike.
Kosova, në vend që të zhvillohet, po varfërohet.
Strukturat qeverisëse po e manipulojnë opinionin me tregues dhe indikatorë të sajuar për të mbuluar dobësitë dhe dështimet në fushën e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies.
Por, realiteti nuk mbulohet me mashtrim.
Këtë po e dëshmon raporti i fundit i statistikave, por këtë po e sheh dhe përjeton edhe vetë qytetari i Kosovës, të cilit për çdo ditë po i rëndohet jeta.
AAK flet sot për ekonominë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media me temë fushën e ekonomisë.
Në këtë konferencë do të flasë kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Ekonomi dhe Financa, Haki Shatri.
Konferenca do të filloj në orën 12:00 dhe do të mbahet në selinë qendrore të partisë.
