​AAK-ja voton fshehtë për kryetar, Haradinaj kandidati i vetëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me vetëm një kandidat, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban zgjedhjet për kryetar të këtij subjekti
Kryetari i tanishëm, Ramush Haradinaj qe propozimi i vetëm. Megjithatë, delegatët votuan në mënyrë të fshehtë. Në Kuvendin e VII-të Zgjedhor të AAK-së, që po mbahet sot, do të zgjidhet edhe këshilli drejtues. Nga 585 delegatë, 534 kanë qenë të pranishëm në kuvend. Para delegatëve, Haradinaj tha se qëllimi i AAK-së është që t’i japin vlerë Kosovës.
Para se të nisë votimi, Haradinaj në fjalimin e tij drejtuar delegatëve, tha se duhet punuar për t’i dhënë vlerë sistemit politik e shoqëror në Kosovë. Ai tha se Kosovën duhet bërë Evropë e Amerikë.
“Qëllimi jonë është i qartë, është i thjeshtë. Me i dhanë shpirt Kosovës, me i dhënë ndjenjë Kosovës, me i dhënë vlerë Kosovës. Me i dhënë demokracisë së Kosovës shpirt, ndjenjë, vlerë, me qenë burimore, me q enë e vërtetë. Me i dhanë sistemit politik, institucional e shoqëror, shpirt, ndjenjë e vlerë. Për me mujt me e kthye Kosovën në një vend të suksesshëm, një vend që më shpejt e afrojmë drejt familjes, drejtë atyre që aspirojmë me ju taku, por po e shpjegoj me dy fjalë. Me bo Europën në Kosovë, jo me shku ne Evropë, me e thellu miqësinë me Amerikën, jo duke shkuar atje, por duke e bërë Kosovën Amerikë. Me bo Kosovën NATO”, tha ai.
Tutje, Haradinaj tha se duhet punuar sa më shumë për ekonomi dhe krijimin e vendeve të punës.
Duke thënë se AAK është qendër e djathtë, komunitet i njerëzve që kanë shpirt, ndjenja e vlerë, Haradinaj tha se nëse punohet drejt këtyre vlerave atëherë Kosova do të fitojë dhe Ballkani do të jetë mëiI mirë.
Ai u bëri thirrje delegatëve ,që të punojnë për një shtet ligjor e të drejtë për të gjithë pa asnjë dallim.
E shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Do nika Kadaj-Bujupi, tha se Kosova duhet të kthehet në një vend ku njerëzit kanë shpresë, e jo ku vend prej të cilit ikin qytetarët.
Ajo u tha delegatëve që së bashku kanë mundësi të veprojnë për t’i dhënë fund, siç i quajti ajo, praktika të këqija të shpërdorimit të pushtetit.
“Të gjithë më e kuptuan se e tanishmja në qeveri është e shkuar, dhe se një kapitull i ri po hapet për vendin shumë shpejt. Andaj të gjithë ne që jemi sot bashkë kemi një mundësi, të veprojmë për të iu dhënë fund praktikave të këqija të shpërdorimit të pushtetit ,të mohimit të punësimit, të mohimit të drejtësisë, të mohimit të zhvillimit. Është mundësi që Kosovën ta kthejmë në binare, nga një vend ku njerëzit ikin në një shtet ku njerëzit kthehen, ku ka shpresë dhe mundësi, ku drejtimi pro-perëndimor është orientim, dhe ku kriteret për integrim përmbushen së pari për qytetarët e vendit”, tha ajo.
Kadja-Bujupi tha se protestat e shumta dhe ikja e qytetarëve po e tregojnë epilogun e përbuzjes që pushteti po bën me qytetarin.
Kadaj-Bujupi tha se është detyrë e obligim i secilit në sallë, që të punojnë në përmirësimin e gjendjes duke ofruar alternativën që kanë.
Në këtë mbledhje, u miratuan dy ndryshime statusore, ku njëri prej tyre i jep të drejtë kryetari që të rrisë numrin e anëtarëve të kryesisë. Gjithashtu, pas ndryshimit të bërë sot, kryetarët e komunave do të jenë tani e tutje anëtarë të Këshillit Drejtues.
Kuvendi i VII-të Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është duke vazhduar, ku pritet të dalin rezultat e votimit për kryetar dhe Këshill të Përgjithshëm.