AAK kërkon publikimin e listave të veteranëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kërkon nga Qeveria e Kosovës finalizimin dhe publikimin e menjëhershëm të listave përfundimtare të veteranëve të luftës, kështu bëhet e ditur përmes një komunikatë nga AAK.
Sipas tyre, ky proces edhe ashtu është stërzgjatur, siç thonë ata, tërësisht pa nevojë, duke shtuar se çdo vonesë është e pakuptueshme dhe e patolerueshme.
Ata përmes kësaj kumtese theksojnë se Komisioni për Ankesa duhet të ketë të kryer punën si duhet “dhe në lista duhet të jenë të përfshirë të gjithë ata që ishin pjesë e luftës, pa asnjë diskriminim” thuhet më tej në komunikatë. / 21MEDIA