AAK: Muharrem Nitaj – drejtor i informimit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë konstituive të Kryesisë së re të partisë.
Në këtë mbledhje, z. Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë, është votuar Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në AAK, i cili njëkohësisht është edhe Zëdhënës i partisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje z. Valon Tolaj është zgjedhur Sekretar Ekzekutiv.
Kryesia e AAK-së ka krijuar një komision të ri, prej pesë anëtarëve, të udhëhequr nga z. Xhavit Zariqi, që do t’i koordinojë veprimet ndërmjet selisë qendrore dhe degëve në terren.