AAK: Qeveria t’i kthejë sytë kah industria e qumështit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) morën sot pjesë në protestën në mbështetje të prodhimeve vendore, organizuar nga shoqatat e Qumështarëve të Kosovës.
“Deputetët e AAK-së i mbështetën edhe sot, ashtu si në vazhdimësi, protestat e drejta të qumështarëve të vendit, me kërkesën për shpëtimin nga falimentimi të këtij sektori shumë të rëndësishëm ekonomik të vendit” thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik, transmeton KlanKosova
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që të reflektojë me politikat e saj në këto kërkesa dhe shqetësime të industrisë së qumështit, që të shpëtojë nga falimentimi sektorin në të cilin u investuan 500 milionë euro dhe në të cilin janë gjeneruar mbi 40 mijë vende të punës.