AAK: Sot pushteti shpërfilli zërin e 33 mijë qytetarëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

” Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërhyrjen e kryesuesit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me ndalimin e fjalës së shefes së GP të AAK-së, e konsideron ndërhyrje arbitrare në zërin e 33 mijë qytetarëve të vendit, nënshkrues të peticionit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike ” ,kështu thuhet në komunikatën e tyre.
AAK e konsideron këtë goditje ndaj demokracisë dhe të drejtës së deputetit për t’u shprehur.
Duket haptas që uzurpuesit e shtetit nuk shohin rrugëdalje brenda demokracisë, por synojnë ruajtjen e pozicioneve të tyre duke ndërhyrë ndaj saj.
“Pas kapjes dhe uzurpimit të shtetit, këta po synojnë edhe rrënimin e demokracisë, me forma të tilla veprimi.
Grupi Parlamentar i AAK-së deklaron se askush s’mund të na ndalë në betejën kundër kësaj të keqeje, kundër kësaj klaneve që e kanë kapur shtetin në çdo pore dhe në çdo segment “,thuhet më tej
Zëri qytetar do të ngadhënjejë edhe kundër këtyre kapësve të shtetit, dhunuesve të demorkacisë dhe të zërit qytetar.
GP i AAK-së parreshtur do ta përkrahë kërkesën e drejtë të 33 mijë qytetarëve nënshkrues të këtij peticioni dhe do ta riprocedojë kërkesën deri në realizimin e kërkesave të tyre të drejta dhe legjitime.