Abrashi: “Besojmë se i kemi votat e mjaftueshme”(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Javen e ardhshme pritet që të riprocedohen në Kuvend për votim ndryshimet e amendamenteve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale . Këtë e ka bërë të ditur për televizionin tonë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.
Pas dështimit të parë në Kuvend, ku amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale nuk moren votat e mjaftueshme të deputetëve, zyrtarët qeveritarë besojnë se do të ketë edhe një rast të dytë për formimin e Speciales.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi paralajmëron se javwn e ardhshme sërish do të procedohen pwr votim në Kuvend ndryshimet kushtetuese për formimin e dhomave e veçanta të Gjykatës Speciale./21 Media