Abrashi: Subvencionimi i pagave për persona me aftësi të kufizuara

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot në Gjilan u shpreh se programi për subvencinimin e pagave nënkupton pagesën e së paku 50 për qind të pagave nga Ministria për punëtorët e rinj që bizneset mund t’i marrin në punë.
Ministri Abrashi tha se ky program i subvencionimit të pagave do të jetë nga gjashtë dhe nëntë
muaj për persona me aftësi të kufizuara dhe 12 muaj për gra, ku deri në fund të vitit do të
përfitojnë së paku 1500 persona.